Të gjitha mediat prestigjoze i kanë kushtuar një shkrim 30 vjeçares shqiptare e cila vrau vogëlushen 7 vjeçare në park.

Në mediat angleze gjerësisht është raportuar seanca e parë gjyqësore e mbajtur dje në gjykatën e Mancester-it ku Eltiona Skana akuzohet për vrasjen e Emmily Jones marsin e shkuar. “Daily Mail” e quan: “Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”.

Prokurori i çështjes duke lexuar rrethanat e vrasjes i tha gjykatës se Skana, e cili mbërrit në Angli në vitit 2014, ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një dyqan dhe bleu tre thika.

Më pas ajo iu drejtua një parku duke u ulur në stol. Pak minuta më pas 7-vjeçarja Emmily Jones po bënte xhiro me një motor scooter dhe u godit me thikë në grykë nga Skana.

E gjithë skena u pa nga prindërit e vajzës prezent në park. E mitura e gjakosur u transportua me një helikopter, por pas 30 minuta ndërroi jetë.

Eltiona Skana në gjykatë ka pranuar vetëm akuzën për plagosje dhe jo atë për vrasje për të cilën po gjykohet.