Vrasja në Elbasan: Regisi dyshohet se u nxorr në pritë, telefonata e fundit

Vrasja në Elbasan: Regisi dyshohet se u nxorr në pritë,

Regis Runaj, 23 vjeçari i vrarë mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë.

Burimet thonë se ka qenë një telefonatë për takim që e ka nxjerrë të riun nga shtëpia, por nuk dihet se kush është personi apo vend ii takimit.

Për të hedhur dritë mbi këtë pistë, policia mësohet se do të kërkojë zbardhjen e tabulateve të telefonit të 23 vjeçarit.

I riu u gjet i vrarë disa orë më pas në një rrugicë pranë varrezave të Elbasanit. Por një dyshim është se ai mund të jetë vrarë në një tjetër vend dhe aty është hedhur, duke shfrytëzuar zonën jo shumë të frekuentuar dhe mungesën e kamerave të sigurisë

Regis Runaj, njihej si mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më 20 korrik në Elbasan.

Sipas ekspertizës ai u qëllua disa herë me thikë, goditje të cilat i morën jetën.

Një prej pistave të hetimit është ajo e hakmarrjes mes grupeve krimiminale, por nuk përjashtohen as pista të tjera

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike vrasje ne elbasan regis runaj

EMISIONET