Vrasja në Elbasan, Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të rendit nisi ekzekutimi i rivalëve

Vrasja në Elbasan, Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vrasjes së 50-vjeçarit Bujar Çela, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas Berishës, ministri de facto i brendshëm është Taulant Balla ndaj dhe ka nisur ekzekutimi I rivalëve.

“Të nesërmen e vendosjes në krye të rendit të Tauland Bego Yaris nisi ekzekutimi i rivalëve.

ps: Tauland Bego Yaris ishte caktuar në postin e Gjeneral Hashashit. Por pasi ky i fundit u mbajt si kufomë e pakallur, Tauland Bego Yaris do jetë de facto ministri i narkopolicisë dhe trafiqeve”, shkruan Berisha në një postim të tijin në Facebook.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, u ekzektua mëngjesin e sotëm me 4 plumba teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit.

Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli por pa mundur ende të ndalojë asnjë të dyshuar. /Ora News

Vendi Lajme elbasan Politikë taulant balla berisha vrasja Aktualitet bujar cela

EMISIONET