I qetë dhe gjakftohtë, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka pranuar para grupit hetimor autorësinë e vrasjes horror të nënës së tij të moshuar.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain” mësohet të jetë shprehur ai.

Çekiçi  i preu kokën nënës së tij 70-vjeçare Firdesit dhe ja vari në derë.

Burimet bëjnë me dije se autori fillimisht e ka goditur më dru në kokë nënën e tij dhe më pas i ka prerë kokën. U raportua se prerja e kokës është bërë me thikë por grupi hetimor dyshon që ai të ketë përdorur kosën.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. I plagosur mbeti dhe vëllai i Olsit që ndërhyri në konflikt.

Burimet bëjnë me dije se edhe 44-vjeçari pa pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe në trup.

Mësohet se në momentin që policia mbërriti në banesën e 44 vjeçarit të lyer në gjak, ai e kishte ende në dorë armën e krimit.

Sipas Policisë, 44 vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve mos u afroni se do ju bëj pis, se gjaku është me magji.

Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor por refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.

Po kështy dyshohet se ai ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.