Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla do të qëndrojnë në burg.

Ky vendim u dha nga gjykata e Tiranës këtë të shtunë, ku togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë.

Me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me paramendim dy të rinjtë pranuan vrasjen duke u shprehur se gjithçka e bënë pasi Budlla kishte lidhje intime me nënën e tyre dhe u kishte ngacmuar edhe motrën.

Vëllai i madh, Saimiri, ka marrë përsipër vrasjen.
Për të mos lënë gjurmë ata kanë futur armën në në thes në këtë mënyrë nuk do të mbesin gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Më pas e kanë hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë.

Nëpërmjet avokatit ata kërkuan që vrasja të mos konsiderohet me paramendim pasi ekzekutimin e kanë kryer vetëm pasi taksistin e kishin parë në rrugë.

Dy të rinjtë kryen vrasjen e 71-vjeçarit me një mjet të marrë me qira në biznesin e Gersian Celës, i cili po ashtu u arrestua.

Për këtë të fundit u caktua po ashtu masa e sigurisë arrest në burg pasi ndaj tij rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të drogës. gjatë kontrollit për kapjen e mjetit të krimit blutë gjetën edhe 60 gr kokainë.