Pas pothuajse dy vitesh nga grabitja e Rinasit, ku ka mbeti i vrarë Admir Murataj, vëllai i tij Can Murataj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, Prokurorin e çështjes dhe njëkohësisht të SPAK, Eneid Nakuçi.

Në kallëzimin e bërë, vëllai i Murataj  thotë se edhe pse kanë kaluar pothuajse dy vjet nga disa Memo të familjes Muarataj nga prokurori nuk kanë asnjë përgjigje.

“Për tu theksuar është fakti që hetimet paraprake dhe akuza në emër të shtetit është përfaqësuar nga Prokurori Eneid Nakuci. Ndonëse kanë kaluar pothuajse dy vjet nga disa Memo të familjes Muarataj, dhe Neni 110 të K. Pr. Penale parashikon detyrimin të prokurorit të kthejë përgjigje brenda 15 ditëve asnjë përgjigje nuk është kthyer.

Gjithashtu ne cilesine e trashegimtarit te viktimes se vepres penale, ai kërkon që te hidhet drite mbi keto pyetje

a.Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme  te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ?

b.A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?

Gjithashtu,  sipas Cen Murataj,  “prokurori në mënyrë tinzare dhe të kundraligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive. Kështu me Vendimin Nr. 5, datë 25.03.2019 (ndonëse të hetuar dhe pushuar procedimi Penal në vitin 2017 dhe 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë) të gjitha pasuritë janë vendosur nën sekustro preventive, kanë kaluar mbi dy vjet dhe nuk është përfunduar ky process gjyqësor”.

LEXO EDHE:

Flet gruaja e Aleksandër Murataj: Drejtësi për burrin tim, ose vetëflijohem me vajzën time

Vrasja e pa zbardhur e Admir Murataj, i vëllai kallëzon penalisht prokurorin e SPAK Eneid Nakuçi by Ora News Lajme on Scribd