Gjykata e Tiranës dërgon për gjykim të pandehurin Griseldo Kusi, i akuzuar për vrasjet e Indrit Çelës në gusht të 2019.

Griseldo Kusi është i pandehur me akuzën e vrasjes me paramendim.

Avokati i tij kërkoi që të gjykohet si vrasje nga pakujdesia, ndërsa gjykata e rrëzoi kërkesën.

Gjyqi nis në Shtator, pas hedhjes së shortit për zgjedhjen e trupës gjykuese.

6 të pandehurit për vrasjen e Çelës kërkuan në Gjykatën e Tiranës gjykim të shkurtuar.

Të pandehur Albano e Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakalli do të përballen me akuzën për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Të pandehurit Luan Çaka dhe Ali Sula për veprat moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Indrit Çela punonte teknik kondicioneri kur u vra në vilën e familjes Kusi më 22 gusht 2019.