Vrasja e gazetarit grek, akt i neveritshëm dhe frikacak

Vrasja e gazetarit grek, akt i neveritshëm dhe frikacak

Një ditë pas vrasjes mafioze të gazetarit grek të STAR TV mediat vendase kanë bërë publike detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Jorgos Karaivaz u kthye pasditen e të premtes në banesën e tij dhe menjëhere sapo ka dalë nga makina është qëlluar me breshëri plumbash nga dy agresorë.

Sipas te dhënave, agresoret kanë zbritur nga motorët e tyre tip scooter dhe i janë afruar gazetarit duke i shkaktuar atij dhjetëra goditje deri sa e kanë lënë te vdekur në vend. Autoritetet thanë se përvec një psitoletë 9 mm dyshohet se është përdorur edhe një armë tjetër me silenciator.

Pas sekuestrimit te pamjeve te kamerave te sigurisë në vend ngjarje, autoritete kanë ndaluar disa persona si të dyshuar.
Policia ka bërë me dije se gazetari grek nuk kishte bërë asnjë denoncim për kërcënime dhe se nuk ka asnjë te dhënë qe dikush ta ketë kërcënuar me herët. Te njëjtën deklaratë kanë dhënë edhe koleget e tij, për ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë reaguan edhe liderët Europianë.

“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm dhe frikacak”. tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen

Edhe qeveria greke nëpërmjet një deklarate dënoi ngjarjen e rëndë. Sakaq hetimet vazhdojnë dhe autoritete janë zotuar se do nxjerrin para drejtësisë autoret e ekzekutimit mafioz.

EMISIONET