Shoqërohet një person i cili dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Paraprakisht burime bëjnë me dije se 30-vjeçari me mbiemrin Çollaku njihet me pseudonimin “Loku” i Peqinit.

Shoqërimi i tij është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ku ai shihet në mjetin e gjetur.

Ndërkohë, një ditë më parë policia e Elbasanit gjeti armën e përdorur ne ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.

Të gjitha lajmet për Emiljano Ramazanin