Hetimet për vrasjen e Armando Beqirit, më 13 shkurt në Islandë vazhdojnë dhe policia bën me dije se ka një probabilitet të lartë që çështja të zgjidhet.

Mediat vendase raportojnë hetuesit kanë sekuestruar tashmë disa pamje dhe të dhëna kompjuterike që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes.

Rreth 20 hetues po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në paraburgim ndodhen 10 persona.

Megjithatë, afati për mbajtjen e tre prej tyre skadon sot dhe pritet që policia të kërkojë zgjatjen e kohës për një prej tyre që është edhe i dyshuari kryesor.

Mediat raportojnë po ashtu se policia beson se e di se çfarë lloj arme është përdorur në vrasjen, por nuk është konfirmuar që kjo e fundit të jetë sekuestruar. Përveç sendeve të lidhura me kompjuterin, policia ka sekuestruar armë dhe makina pas kontrolleve në banesa.

Lidhur me vrasjen i dyshuari kryesor, i cili është arrestuar, është një shqiptar në banesën e të cilit u gjetën gjurmë të armës, por ai vetë e ka mohuar përfshirjen në krim.

Lexo edhe: Vrasja e Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar nga 7 shtete. Autori shqiptar?