Vrasja e afro-amerikanit, ndalon sportin në SHBA

Vrasja e afro-amerikanit, ndalon sportin në SHBA

Baseballi, NBA dhe Hockey janë tre sporte elitare në SHBA me qindra mijëra tifozë, dhe së fundmi ekipet e Minneaolis janë bashkuar në një tjetër kauzë kundër vrasjes së një afroamerikani nga policia e cila konsiderohet një sjellje brutale ndaj njerëzve me ngjyrë.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur Minneapolis dhe e gjithë SHBA u shokua nga pamjet e sjelljes së policisë ndaj George Floyd i cili më pas humbi jetën ndërsa tani një 20-vjeçar, Daunte Wright u vra nga agjentët gjatë një kontrolli të dielën në rrugët e Brooklyn Center, lagje me 30 mijë banorë në veri të Minneapolis.

Sipas pamjeve të trupit të një agjenti, ky i fundit po debatonte me 20-vjeçarin dhe aksidentalisht në vend që të nxirrte pistoletën elektrike, përdori atë me plumba duke e qëlluar me një të tillë Wright i cili u plagos dhe më pas humbi jetën. Oficeri menjëherë u pezullua teksa kaq ka mjaftuar për të rihapur plagët në këtë qytet ku po ndiqet gjyqi ndaj policit Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd.

Qindra persona kanë nisur protestat teksa ekipet e Minneapolis në NBA, Baseball MLB dhe Hockey NHL nuk zbritën për të luajtur siç ishte programuar në shenjë proteste për vrasjen e të riut. Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë apel për qetësi dhe për të pritur vendimin e drejtësisë për këtë ngjarje.

Sport Lajme protesta Sporte të tjera NBA baseball MLB hockey nhl vrasja e daynte Wright

EMISIONET