Policia e Vlorës po vijon hetimet përsa i përket vrasjes së 91-vjeçarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen “4 Heronjtë”. Pista kryesore mbetet grabitja teksa nuk është lënë anash dhe vrasja nga persona të afërt, banorë të zonës apo dhe persona të tjerë që mund ta njihnin.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi për vrasjen makabër të 91-vjeçarit Seri Petanaj në Vlorë i cili dyshohet se u vra gjatë një grabitje.

Burime policore dhe fqinjët e të moshuarit thonë se ai ka pikasur autorët e dyshuar të cilët më pas e lidhën dhe e vranë me thikë.

Sende me vlerë të marra nga banesa ku jetonte i vetëm në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë kanë përforcuar dyshimet se 91 vjecari Seri Petanaj u vra nga personat që e grabitën.

Hetimet e policisë dhe dëshmitë e fqinjëve kanë zbuluar detaje të reja krimin makabër.

Burri i moshuar dyshohet se pikasi hajdutët të cilët e dhunuan dhe e lidhën me karrike në banjo para se ta vrisnin me goditje thike në qafë e trup, siç kanë mësuar fqinjët.

Banori: Mirë që e vodhën por përse e vret. Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo.

Dyshimet e policisë janë se autorët janë persona që kishin dijeni se i moshuari jetonte i vetëm ndaj kanë tentuar ta grabisin.

Disa orë pas ngjarjes, policia shoqëroi 9 persona, por pas marrjes në pyetje ende nuk ka persona të arrestuar.

Fqinjët thonë se ata nuk kishin dijeni që ai të kishte konflikte.

Banori: Jo, ai ka qenë njeri i mir dhe fliste me të gjithë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të paktën 48 orë para se të zbulohej të mërkurën pasi djali i 91-vjeçarit që banonte në Tiranë mësohet se ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte arritur të kontaktonte në telefon për dy ditë.

Një prej të pyeturve është edhe djali i viktimës që bëri i pari denoncimin në polici.

Lexoni edhe: Djali nuk kontaktonte dot me të atin, policia e gjen të vrarë me thikë në banesë 91-vjeçarin