Janë zbuluar emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së para pak minutave në Bathore.

Autori, ende në kërkim nga policia, është Agron Tanushi, ndërsa viktimë ka mbetur Jetmira Hasani.

Sipas policisë, vrasja është kryer me armë zjarri, ndërsa shton se motivet mbeten ende të paqarta.

Lexo edhe: E rëndë në Tiranë, burri vret me armë zjarri kunatën në banesë, policia në kërkim të tij

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.