Regis Runaj 23-vjeçari nga Elbasani u vra nga vrasës me pagesë me thikë 27 herë. Policia ka arrestuar dy autorët të cilët janë përfshirë dhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Viktima dhe autorët konsumonin së bashku lëndë narkotike para vrasjes. Policia vijon të jetë në kërkim të thikës së përdorur nga autorët.

Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç janë dy të arrestuarit në Elbasan, si vrasës me pagesë, të cilët qëlluan 27 herë me thikë Regis Runaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia bën me dije se ka zbardhur dhe vrasjen e Emiliano Ramazanit, pasi dy të rinjtë janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Ramazanit.

Të arrestuarit kanë qenë në shoqërinë e viktimës Runaj, duke konsumuar lëndë narkotike në një park në afërsi të varrezave të qytetit.

Më pas 3 të rinjtë janë drejtuar për në qendër të qytetit por gjatë rrugës autorët Hoxha dhe Halili kanë qëlluar me thikë plot 27 herë Runajn duke e lënë të vdekur në vend.

Në foto Euglen Halili, njëri nga te arrestuarit për vrasjen në Elbasan

Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak nga policia.

Krahas arrestimit të autorëve dhe sekuestrimit të makinës, policia po kërkon në lumë thikën të cilët autorët e kanë hedhur për të humbur gjurmët.

Runaj dhe Ramazani dy të vrarët brenda 10 ditësh ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Për vrasjen e Ramazanit u arrestuan më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, në biznesin e të cilëve u gjet arma e ekzekutimit të Ramazanit.

Lexo edhe: Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj u vranë nga të njëjtët autorë, vrasës me pagesë