Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kalithea, Evangelos Pallis, i njohur ndryshe si “Apashi” dhe i dënuar më vrasje.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, viktima u qëllua pak para orës 05:00, ndërsa ishin qytetarët e rastit që lajmëruan policinë dhe ndihmën e shpejtë.

60-vjeçari, i dyshuar si vrarës me pagesë i disa prej emrave më të njoihur të botës së krimit në Greqi, u transportua me ambulancë në spital por pa mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Apashi ka qenë i dënuar dy here për vrasje, në vitin 1995 dhe 2002, ndërsa është akuzuar edhe si një prej ideatorëve të trazirave në burgjet e vendit.

Ekzekutimi i tij me tre plumba vjen dy vjet pas lirimit të tij nga burgu.

a.r, OraNews