Ditën e sotme (24 shtator), territori shqiptar do të mbetet ne prezencën e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rreshje afat shkurtra shiu gjatë paradites.

Por, pritet përmirësim i përkohshëm i motit në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.