Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka uruar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin për detyrat e reja që morën në qeveri.

Sorca ka thënë se pret q të vijojë bashkëpunimi mes tyre për integrimin e Shqipërisë në Be, teksa nuk ka harruar të falënderojë as ish-ministrin e Jashtëm Gent Cakaj për punën.

“Urime Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën & Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë për të  lëvizur më shpejt për pranimin e saj në Evropë.

Faleminderit Gent Cakaj për bashkëpunimin”, shkruan Soreca.