I ftuar në “Tempora”, një ditë pas votimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, deputeti Lefter Maliqi është shprehur se, jo vetëm deputetët e opozitës por edhe ata të mazhorancës, meritojnë të quhen deledeputetë.

“Besoj se delepdeputetë, nuk janë vetëm ata që votuan nga opozita parlamentare, por deledeputetë janë të gjithë deputetët, edhe të Rilindjes, të cilët për shkak të këtij sistemi të korruptuar politik, ku kryetari vendos veton, futen në rresht dhe votojnë në rresht ligje antikushtetuese.

Fakti që Opozita e Re, ka votuar në sinkron, 20 deputetë që unë e kam bërë publike, madje që në seancën e parë unë kam qenë koherente, duke filluar nga PPP-të, duke filluar nga komisioni farsë për shkarkimin e presidentit, nga anti-shpifja dhe OFL e famshme, KÇK e këtyre, edhe për Kodin vota ime ka qenë kundër dhe kam qenë pro Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kam firmosur për lista të hapura 100%“, tha ndër të tjera Maliqi.