Lëvizja Socialiste për Integrim është në një linjë me aleatët demokratë sa i përket qarqeve ku duhet kryer pilotimi i votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ora News siguron përgjigjen që Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i dërgon KQZ-së, ku sygjeron Korçën dhe Fierin për projektin pilot.

Lexo edhe:

Votimi elektronik: Korça me konsensus, PS propozon edhe Tiranën, PD kërkon Fierin

Shkresa e LSI për KQZ

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka kërkuar që votimi elektronik të kryhet në qarkun Korçë dhe Tiranë.

Tashmë është në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të caktuar zonat zgjedhore për votimin dhe numërimin elektronik për 20% të zgjedhësve në rang vendi.

Komisioneri shtetëror do të kërkojë që palët politike të gjejnë konsensus për këtë çështje.

Sipas një përllogaritje të bërë nga KQZ-ja, pilotimi për votimin dhe numërimin do t’i kushtojë qeverisë shqiptare 10 milionë euro, ndërsa pasi të dakordësohen zonat do të hapet edhe procedura e tenderimit për kompaninë e cila do të sigurojë procesin.