Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gjokaj, në Vorë.

Një shtetas ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri 80-vjeçar që ka pasur në makinë.

“Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.