Vorë/ Kryemadhi me banorët e prekur nga tërmeti: Shpopulloi Shqipërinë, Rama e sheh më 25 prill

Vorë/ Kryemadhi me banorët e prekur nga tërmeti: Shpopulloi

Pas Kombinatit, kryetarja e LSI ka qenë në Vorë ku është takuar me qytetarët dhe është njohur me gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Tani do bashkohemi ne. E sheh më 25 prill ai. Do bashkohemi të gjithë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, teksa hodhi akuza për mënyrën si po ecën reforma në drejtësi, i kërkoi banorëve të zonës, të cilët edhe pse biznes janë trajtuar si individ, të ruajnë dokumentet pasi pas 25 prillit çdo qytetar do të marrë të drejtën e tij.

"Ka biznese që paguajnë taksa. Ai nuk u del për zot. Ruaji letrat se do vijë dita. Njerëzit edhe pas 50 vjetësh i morën pronat. Ruaji letrat, të bëjmë dhe padi. Se ai nuk mund të thotë paguaj taskat ti e të të trajtojë si individ”, u shpreh Kryemadhi.

"Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI, “një i çmendur nuk mund të na marrë zvarrë të gjithëve”.

Vendi Edi Rama Lajme monika kryemadhi Politikë Lajmi i fundit termeti i 26 nentorit vore Aktualitet takime 25 prill

EMISIONET