Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kuçovë si autor i një vjedhje në 2017.

Sipas informacioneve, F.B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.

I riu në muajin mars 2017, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ç., në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.