Tre kushërinjtë grabisin karburantin në Fushë Krujë, dy në pranga

Tre kushërinjtë grabisin karburantin në Fushë Krujë, dy

Një karburant u grabit me armë në orët e para të mëngjesit, (12 prill 2021) pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës në Arrameras të Fushë Krujës.

Tre autorët hynë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës arritën të marrin një sasi parash e më pas u larguan me shpejtësi.

Por gjurmët e lëna në vendngjarje i kanë tradhtuar dhe dy prej tyre kanë përfunduar në pranga brenda disa orës, ndërsa i treti është shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë Skënder Çangu 30 vjeç dhe  Zenun Çangu 17 vjeç si dhe u shpall në kërkim Amarildo Çangu, 17 vjeç, që të tre kushërinj me njëri tjetrin.

Policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga personat në fjalë, në momentin e ngjarjes.

Ky ishte rasti i tretë i grabitjes me armë dhe maska vetëm në zonën e Fushë Krujës në më pak se një muaj.

Më datë 9 prill një biznes i ngjashëm u grabit nga tre persona, ku një prej të cilëve mbetet ende në arrati.

Ndërsa më 19 mars, katër të rinj u arrestuan nga Policia e Krujës si pjesë e një grupi që dyshohet për disa vjedhje në zonë, përfshirë edhe një pikë karburanti.

Vendi Lajme kruje arrestohen Aktualitet karburantin grabitet karburanti

EMISIONET