Policia spanjolle, holandeze dhe ajo belge në bashkëpunim me Europol kanë arritur të zbulojnë më shumë se 34 mijë bimë marijuaë.

Në pranga kanë rënë 17 persona gjatë një operacioni të organizuar në të treja vendet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shumica e grupit kriminal përbëhej nga shqiptarë. Grupi po organizonte rritjen dhe kultivimin e bimëve në një shtëpi në Barcelonë të Spanjës, duke e zgjeruar trafikun edhe më gjerë.

Ata u pikasën nga policia pasi u zbulua lidhja e jashtëligjshme për vjedhje energjie, e cila dyshohet se përdorej për të rritur bimën narkotike. Gjithashtu thuhet se grupi komunikonin në mënyrë të koduar me njëri-tjetrin.

Sakaq në total janë sekuestruar 34,000 bimë marijuanë, katërmbëdhjetë automjete, një armë zjarri e mbushur, 20.000 euro. Banda thuhet se ka vjedhur më shumë se 1.5 milion euro energji elektrike për mbjelljen e plantacioneve të marijuanës në periferi të Barcelonës.