VOA: Gazetarët në RTV Ora të shqetësuar në punën e tyre pas sekuestrimit të pasurive të Ndroqit

VOA: Gazetarët në RTV Ora të shqetësuar në punën e

Në Tiranë, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara mori dje dhe sot nën administrim pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar për veprimtari kriminale.

Sipas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së SPAK-ut, për këto prona është caktuar një administrator nga Agjencia dhe po merret në shqyrtim dokumentacioni i një serie pronash të tij. Mes këtyre pronave është edhe Radio-Televizioni ORA.

Gazetarët e Radio-Televizionit ORA dhe komuniteti i gazetarëve shprehën shqetësim për praninë e një numri të pazakontë forcash policore në mjediset e televizionit.

Edhe sot, një ditë pas zbarkimit të policëve me armë automatike, maska dhe helmeta pranë Radio-Televizionit Ora, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të teknikës ende nuk e kishin marrë veten nga stresi i atyre pamjeve, ndonëse po mundohen të kthehen në punën e përditshme.

Disa prej tyre pohuan se kanë raportuar shpesh për veprimtaritë e policisë, por asnjëherë në karrierën e tyre nuk e kishin parë veten të rrethuar nga forca speciale të rendit publik në një redaksi lajmesh, e krijuar pjesa më e madhe me reporterë të rinj dhe e vendosur në një park të qetë e të gjelbëruar në periferi të kryeqytetit.

Mbledhja e mëngjesit në redaksinë e lajmeve, në dukje rutinore dhe e përditshme, mbarte sot shumë tension, pasiguri dhe autocensurë pas pranisë së policisë dje në RTV Ora.

“Dje rreth mesditës forca të shumta policie me maska, kapuç​ë, me armatime të rënda dhe disa automjete mbërritën në mjediset e Ora News, ku me një terror të fortë mund të themi kanë krijuar edhe panik mes gazetarëve, stfati teknik si dhe të ftuarve në studio të ndryshme. Kjo është një situatë e padëgjuar më parë, që forca kaq të shumta të armatosura me armë moderne të mësyjnë një televizion, ku nuk ka asnjë skenë krimi, ku nuk ka ndodhur ndonjë vrasje, por këtu ka punonjës të cilët mjetet e vetme kanë mendimin dhe fjalën” - tha drejtori i departamentit të lajmeve në Tv Ora, Brahim Shima.

Policia shkoi dje pranë RTV Ora për të shoqëruar inspektorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe zyrtarë të policisë gjyqësore për të zbatuar vendimin e gjykatës pas kërkesës së SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi.

Për shkrimin e plotë në Zërin e Amerikës kliko këtu

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news zeri i amerikes

EMISIONET