Tre muajt e verës ishin zhgënjyes për bizneset në bregdetin e Vlorës. Madje numri i pushuesve është më i shtuar në shtator.
Krahas tyre mbështetje për këtë sezon turistik janë edhe turistët e ardhur nga vendet e Europës lindores si Ukraina dhe Bjellorusia por risi për këtë vit janë turistët nga Serbia.

Vlora mbetet një destinacion i preferuar dhe ata nuk harrojnë të shprehin edhe konsideratat për mikpritjen që u ofrohet.
“Është hera e parë, më pëlqen deti. Njerzit janë shumë të sjellshëm dhe mikrpitës. Atmosfera është e mrekullueshme”–  shprehet nëj pushuese nga Bjellorusia.

Çmimet i konsiderojnë të lira në krahasim me vendet nga vijnë ndërsa me siguri shprehen se do rikthehen.

“Është më e lirë se vendet e tjera të Europës, do kthehem sërish dhe do ua rekomandoj  edhe miqve”– shton ajo.

Përfaqësues të operatorëve turistik shprehen se në fundjavën e dytë të shtatorit janë të prenotuar rreth 70 % e kapacitetit të dhomave. Parashikimet për një mot të qëndrueshëm shfaqin shpresë se sezoni turisitk do të jetë me rritme të kënaqshme deri në fund të muajt shtator apo dhe në tetor.