Një dyqan celularësh është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë poliklinikës së qytetit rreth orës 03:30

Një person i maskuar dhe me kapele, ka thyer derën e dyqanit me sqepar dhe ka marrë 13 aparate celularë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.