Përfaqësues të komunitetit rom e egjiptian në Vlorë akuzojnë drejtuesit e  bashkisë për diskriminim dhe neglizhencë ndaj tyre! Tregues japin faktin se Bashkia e Vlorës ka 1200 punonjës, por ata nuk janë të përfaqësues në asnjë nivel të qeverisjes!

Azem Haliti, tregon përvojën e tij pas rikthimit nga Franca për të denoncuar diskriminimin me të cilin thotë se përballet komuniteti rom dhe egjiptian në Vlorë!

“Shkova në Bashkinë e Vlorës për të dorëzuar një  dosje si çdo djalë i ri për tu punësuar në vendin tim. Duke trokitur në dyer nuk shikoja një njeri me ngjyrë.

Ai thotë se mes komunitetit që përfaqëson ka shumë të rinj të shkolluar në universitetet më të mira, por mes 1200 punonjësve të administraës së Bashkisë vlorë, janë vetëm dy pastruese!

Nuk gjen asnjë person të jetë në zyrë sekretar  apo nënkryetar.

Barazia dhe merita sipas përfaqësuesi i Komunitetit rom në Vlorë janë vetëm sllogane, ndërsa vendet e punës në administratë thotë se janë për ata që i bëjnë fushatë kryetarit

Ata që mund të bëjnë shumë reklama, vijnë fotografë, kameramanë të këtij lloj komuniteti dhe punësimi zero. Ata që janë marrë me fushata i shikon në vendet e punës.

Eliseo Musta, është përfaqësues i komunitetit egjiptian, i cili thotë varfëria i preu në mes rrugës e arsimimit, ndërsa diskriminimi e ka lënë pa punë!

” Na thonë do të gjendet dhe më pas nuk na japin një përgjigje “