Të shtëna me armë në mes të Lungomares. Vihet në pranga nga policia 19-vjeçari.

Një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri (një herë) mbrëmjen e kësaj të hëne pranë parkimit të një Hoteli të vendosur në shëtitoren Lungomare. 

Dyshohet se konflikti ka qenë me administratorin e hotelit në fjalë.

I riu Daniel Zotaj, 19 vjeç, banues në Vlorë ka shkrepur armën tip pistoletë, fatmirësisht pa dëmtuar njeri.

“Kapja dhe arrestimi i D. Z. 19 vjeç u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.” – njofton policia.

I riu i identifikuar njihet si person i përshirë edhe herë të tjera në konflikte dhe ka prcedentw penalw, ku wshtw dwnuar më parë për vjedhje me dhunë, për inskenim të një rrëmbimi dhe për dhunimin e dy shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.