Një 55-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me motor është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (21 korrik) në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 55-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës ku po merr mjekim.

Policia ndodhet në vendngjarje teksa është në kërkim të shkaktarit të këtij aksidenti.