Vlorë, Kurban Bajrami në plazh, festa fetare kremtohet edhe buzë detit

Vlorë, Kurban Bajrami në plazh, festa fetare kremtohet edhe buzë

Prej pak vitesh, tradita ka ndryshuar dhe festat fetare nuk i lënë më bosh plazhet.  Pas riteve fetare, të shumtë ishin ata që iu drejtuan plazhit! Por këtë vit pandemia e koronavirusit i ka ndikuar edhe festimet fetare dhe vete pushimet.

Festa e kurban Bajramit u festua edhe në plazhe.

Besimtarët që u gjenden me pushime, kaluan disa orë buzë detit para drekës tradicionale me familjen.

“Uroj këtë festë dhe uroj që festat e tjera të jenë sa më të mira.”

“Tani në drekë e festojmë ne.”

Pandemia e koronavirusit ndikoi festimet ashtu si edhe pushimet.

“Këtë herë është pak më e zbehtë.”

Kjo ishte pamja këtë të premte në plazhin e Zvërnecit.

Vlerësohet për pastërtinë dhe çmimet e ulta, ndërsa njihet edhe si plazhi i familjarëve.

“Në rregull është, por nuk shikoj shumë njerëz.”

“Fundjavat janë të zhurmshme, por këtu ka qetësi.”

Por për bizneset ky është sezoni i mbijetesës.

“Krahasuar me vjet, ka më pak pushues, kryesisht janë maqedonas dhe kosovarë.”

Sezoni turistik nisi të muajin qershor, por janë vetëm fundjavat ata që mbushin plazhet në vijën bregdetare.

Vendi Lajme plazh Sociale vlore kurban bajrami festa fetare buze detit

EMISIONET