Një fugon është djegur rreth orës 01:00 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se furgoni është në pronësi të një kompanie transporti udhëtarësh Vlorë- Rinas.

Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flaket. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.