Vlorë dhe Sarandë, arrestohen në flagrancë 2 persona të shpallur në kërkim

Vlorë dhe Sarandë, arrestohen në flagrancë 2 persona të

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona në Vlorë e Sarandë, që të dy të shpallur në kërkim.

"Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në Sarandë është arrestuar një 45-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë, Sarandë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Në pranga edhe një drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi i shtetasit S. M., 52 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 45 vjeç, banues në Krane, Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme policia sarande Kronike vlore arrestime Aktualitet

EMISIONET