Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit

Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar

Vlora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur.

Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë në rrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj!

Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasi kundërshton protokollin e lëvizjes.

''Mirë do ishte që unë mos të shkoja në këmbë.''

Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se u mungon një shërbim i domosdoshëm.

''Pjesa tjetër e popullsisë, për shkak të largësisë së vendit të punës, është domosdoshmëri.''

Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa e urbanëve është përkthyer në kosto financiare.

Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete të tjera transporti të cilat kushtojnë më shumë!

''Do jetë i detyruar të përdorë një transport tjetër që është më i kushtueshëm.''

Burime thonë se transporti i munguar në Vlorë pritet të rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes së biletës.

''Ne kemi dëgjuar një infoemacion që do na e bëjë 70 çmimin e biletës.''

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskat janë detyrim për udhëtarët.

Vendi Lajme vlore transport urban

EMISIONET