Një 24-vjeçar u vu në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Indrit Kalemi, banues në Vlorë, u kap në lagjen nr. 3 në Pogradec duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Ai u premtonte emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

”Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen nr. 3, Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, informon policia.

Operacioni u zhvillua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.