Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka folur për mediat pas ndeshjes së javës së 12 të Superligës, Tirana-Vllaznia, e mbyllur në barazim 1-1.

Ademi u shpreh e kënaqur me lojën e ekipit, që e mbyll vitin në vend të parë, 7 pikë para Partizanit të vendit të dytë.

“Ndeshja ishte shumë e mirë. Ne jemi kënaq. Unë erdha pak me vonesë për shkak të rrugës që ishte shumë e ngarkuar dhe nuk erdha dot në kohë. Unë pashë një ekip që lufton dhe vazhdon të bëjë një lojë që të emocionon dhe ne lëvizim nga vendi çdo 30 sekonda. Sidomos pjesa e dytë, ishte shumë emocionuese. Unë jam shumë e kënaqur. Është lojë, është futboll këtë e dimë. Kishim shumë raste, sidomos pjesën e dytë mendoj kemi bërë një lojë shumë të mirë”, u shpreh Ademi.

Flisni sikur titulli i përket Vllaznisë?

“Unë do them atë që thotë trajneri. Ne dëgjojmë çfarë thonë profesionistët. Mendoj se është koha e tyre dhe në fakt profesionizmi po tregon punën dhe mundin. Që do të thotë ndeshja pas ndeshje. Ne do të bëjmë atë që kemi detyrë.

Do vazhdojmë financimin. Financim që nuk është ulur krahasuar me buxhetin e shkuara kur bëhet fjalë për pjesën e parë të vitit 2021. Po konsultojmë me Federatën sa i përket rregullores për të qenë pjesë e konkurrimit në kriteret teknike dhe do të vazhdojmë të hapur për konkurrimin publik”, tha kryebashkiakja e Shkodrës për mediat pas ndeshjes Tirana-Vllaznia.

Lexo edhe:

Klasikja Tirana-Vllaznia nuk ka fitues, Partizani bie në Laç, goleadë në Korçë