“Vjen era kërrmë!” telefonata nga Golemi: Këtu është të vësh ulërimën, kur do t'i bëjnë rrugët

“Vjen era kërrmë!” telefonata nga Golemi: Këtu

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora Juaj” në Ora News ka telefonuar nga Golemi i Kavajës, ku është ankuar për mungesën e rrugëve dhe erën e keqe.

Qytetarja është shprehur se “Këtu është të vësh ulërimën dhe të ikësh me vrap”, teksa shton se si mungesë e infrastrukturës po u shkatërrohen dhe mjetet lëvizëse.

“Jam në Golem të Kavajës. Jetojmë jashtë shtetit dhe kemi ardhur për disa punime në shtëpi. Vendi ku banojmë me është mbushur dy herë nga uji. Dalim shëtitje në darkë dhe vjen era kërrmë e këtij qyteti. Ku ndodhemi? Këtu është të vësh ulërimën dhe të ikësh me vrap. Si jetojnë këta njerëz këtu? Si janë bërë këto ndërtesa? Këto kanalizime?

Kjo komuna me Kavajës që janë të lidhura kur do ta bëjnë rrugën. Vijmë dhe shkatërrojmë mjetet tona, që të dalim si njerëz”, ka thënë telefonuesja.

Vendi Lajme kavaje Aktualitet Ora Juaj golem

EMISIONET