Ish ministri dhe ish deputeti democrat Genc Pollo, përmes një statusi në Facebook, reagon pas vizitës në Greqi të kryeministrit Edi Rama.

Ai e konsideron kryeministrin si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.

Sipas Pollos, njësoj siç bën me projektet 3D në Shqipëri për të fshehur dështimin e qeverisjes, njësoj edhe do të ndërtojë arritje imagjinare diplomatike.

Reagimi i plotë i Genc Pollos:

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit  me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga  propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varfëria, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per përballimin e pandemisë janë e vërteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet  diplomatike te Edi Ramës!