Edhe pse sot rinisi viti i ri shkollor, janë shënuar raste me Covid-19 në institucionet arsimore.

Mësohet se në Korçë janë infektuar dy mësues.

Mësuesi i infektuar është rreth 60 vjeç, i cili është staf në një shkollë të mesme, ndërsa mësuesja 40 vjeç, jep mësim në një shkollë 9-vjeçare.

Përgjigja e tamponit u ka ardhur para 3 ditësh.

4 mësues të tjere të cilët janë kontakte të afert janë karantinuar.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe ndodhen në banesat e tyre, teska priten përgjigjet e tamponeve të tyre.