Virusi i shpendëve infekton disa njerëz në Rusi, Moska alarmon OBSH-në

Virusi  i shpendëve infekton disa njerëz në Rusi, Moska alarmon

Rusia ka regjistruar rastin e parë të virusit të gripi të shpendëve A (H5N8) i cili u transmetohet njerëzve  nga shpendët.

Nëpërmjet një deklarate ka qenë Anna Popova, shefe e shëndetit të konsumatorit vëzhguesi Rospotrebnadzor e cila raportoi si paraqitet situata.

Shpërthimet e llojit H5N8 janë raportuar në Rusi, Evropë, Kinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në muajt e fundit, por deri më tani vetëm në pulat.

Shtatë punëtorë në një fabrikë shpendësh në jug të Rusisë ishin infektuar me llojin H5N8 në muajin dhjetor të vitit të kaluar  tha ajo, duke shtuar se individët e përfshirë ndiheshin mirë tani. "Kjo situatë nuk u zhvillua më tej,"

Në një email, krahu evropian i OBSH-së tha se ishte njoftuar nga Rusia në lidhje me një rast të infeksionit njerëzor me H5N8 dhe pranoi se kjo ishte hera e parë që ky lloj kishte infektuar dhe njerëz.

"Informacioni paraprak tregon se rastet e raportuara ishin punëtorë të ekspozuar ndaj tufave të zogjve. Ata ishin asimptomatikë dhe nuk u raportua nga transmetimi nga njeriu në njeri.Ne jemi në diskutim me autoritetet kombëtare për të mbledhur më shumë informacion dhe për të vlerësuar ndikimin e shëndetit publik të kësaj ngjarje"- shkruhej në email.

Shumica e infeksioneve të gripit të shpendëve njerëzorë janë shoqëruar me kontakt të drejtpërdrejtë me shpendë të infektuara të gjalla ose të ngordhura, megjithëse ushqimi i gatuar siç duhet konsiderohet të jetë i sigurt.

Shendetësi Lajme OBSh njerezit infektohen virusi i shpendeve

EMISIONET