Klaus Stohr, virologu gjerman i cili ka patur një rol shumë të rëndësishëm në vitin 2003 pas shfaqjes së  SARS, është shprehur në një intervistë se do kemi një valë tjetër të COVID-19 dhe do jetë shumë serioze.

Ai ka thënë se sjellja epidemiologjike e këtij virusi nuk do të jetë aq e ndryshme nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke paralajmëruar një kthim të tij gjatë dimrit.

“Do të ketë një valë tjetër, dhe do të jetë shumë serioze. Më shumë se 90% e popullsisë është e ndjeshme. Nëse nuk ndërmarrim përsëri një bllokim serioz ose masa të ngjashme, virusi do të shkaktojë një shpërthim të konsiderueshëm. Dimri po vjen para vaksinës. Do të ketë një rritje të rasteve dhe do të ketë probleme në ndalimin e tij, sepse njerëzit nuk duken shumë të gatshëm për më shumë kufizime në lëvizjen dhe lirinë e tyre”.

Virologu paralajmëroi se “bota do të ndahet në dy grupe, ata me vaksina dhe ata pa vaksina”.  Ai ka frikë se vaksinat nuk do jenë të disponueshme menjëherë për shumicën e botës.