"Ai ministri 'Paleshi' vjen bën si i fortë" banorët e përmbytur të irrituar: Asnjë s'ka bërë punë këtu

"Ai ministri 'Paleshi' vjen bën si i fortë"

Shkodra vijon të ketë ende 2365 hektarë sipërfaqe toke nën ujë, edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar.

Fshati Obot është i bllokuar. Uji në rrugë shkon në 1.15 metra
Po ashtu edhe rruga që lidh fshatrat Shiraq-Darrgjat në Dajç është e bllokuar, 55 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Prurjet në kaskadën e lumit Drin kanë rënë në 1 560 nga 2 200 m3/s që ishin një ditë më parë, dhe në Kaskadën e Vaut të Dejës janë 1560, nga 2250 m3/s që ishte një ditë më parë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi një ditë më parë paralajmëroi shpalljen e gjendjes së emergjencës lokale për shkak të situatës së krijuar.

Nën ujë gjenden edhe dhjetëra hektarë sipërfaqe, dhe disa banesa në Katund të Ri në Durrës, ndërsa Forcat e Armatosura kanë dërguar atje varka për banorët që të lëvizin.

Ndërsa banorët e kësaj zone, kanë akuzuar autoritetet se nuk u kanë ardhur në ndihmë atyre.

Shtëpia është në ujë. Sikur vetëm a doni bukë të thonë. Kryetari i bashkisë dhe ai ministri Paleshi, vjen këtu bën si i fortë. Vetëm me çizme gjuetie se nuk mund të hysh dot atje. Asnjë nuk ka bërë një punë këtu në 8 vjet.

Edhe reshjet e Dëborës kanë pushuar paraditen e së mërkurës, 27 janar 2021, por në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13 rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë ose me goma dimërore.

Vendi Lajme shkoder permbytje Aktualitet obot

EMISIONET