Pas mbrëmjes së djeshme, edhe sot vijon magjia e Champions League.

Sytë do jenë të drejtuara në Milano, aty ku Inter dhe Real Madrid e kanë finale për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League.

Kjo është përballja më e rëndësishme e mbrëmjes, ndërkohë që në orën 18:55 do mundohet të përfitojë Borussia Monchengladgah, që kryeson grupin dhe dëshiron të lërë pas një mes Interit dhe Realit.

Skuadra e Antonio Conte është e motivuar kundër spanjollëve, që kanë mungesa të rëndësishme si ajo e Sergio Ramos dhe Benzema.

Formacionet e mundshme:
INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Vidal, Young; Barella; Lukaku, Lautaro. 
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Mariano Diaz, Hazard. 
Arbitër: Taylor (Angli)

Lexo edhe:

VIDEO/ Barcelona dhe Juventus firmosin kualifikimin, “të mëdhatë” nuk gabojnë

Sonte janë disa skuadra që kanë mundësinë të vulosin çështjen e kualifikimit. Bayern Munich do tentojë fitoren e katërt kundër Red Bull Salzburg, Liverpool do tentojë të njëjtën gjë kundër Atalantas së Berat Gjimshitit, kurse Manchester City ndaj grekëve të Olympiacos.

Finale edhe për Atletico Madrid dhe Ajax, që duan vendet e dyta në grupet respektive. Spanjollët luajnë në shtëpi kundër Lokomotiv Moscow, ndërsa holandezët me Midtjylland.

Në program për sonte është edhe Marseille-Porto.

Ndeshjet e sotme: