Vijon emergjenca e dëmtimeve te Milan, Pioli në ankth edhe për Çalhanoglu

Vijon emergjenca e dëmtimeve te Milan, Pioli në ankth edhe për

Pas Rebiç, Kruniç, Ibrahimoviç dhe Gabbia, Milan rrezikon të humbasë një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për turkun Hakan Çalhanoglu, i cili është në dyshim për ndeshjen e së shtunës kundër Torinos.

Ish-futbollisti i Bayer Leverksen ka pësuar një dëmtim në kavilje në ndeshjen e djeshme kundër Juventus, ndërsa sot ka zhvilluar stërvitje të veçuar në palestër, ndërsa gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet edhe gjatë orëve në vijim, raporton Ora News.

Lajm i mirë për Piolin është rikthimi i mesfushorit Tonali, por humbja e Calhanoglu do të ishte një mungesë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët duan fitoren ndaj Torinos për të ruajtur vendin e parë në Serie A.  

Milan-Torino, e vlefshme për javën e 17 të kampionatit, luhet të shtunën në 20:45.

/a.r, OraNews

Sport Lajme Futboll milan demtime calhanoglu milan-torino

EMISIONET