Kërkimet për 19-vjeçaren shqiptare, Artemis Vasili, e zhdukur prej disa ditësh nga zona e Koropit në Athinë, vijojnë pa u ndalur.

“Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregon për mediat vendase babai i vajzës.

Janë bërë prëpjekje për kontaktimin e ish të dashurit të saj 24-vjeçar, por nuk është marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.

Sipas prindërve të Artemis, vajza e tyre u larguar të premten duke i thënë se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi. Por sipas hetimeve të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë atje.

Deri tani, është zbuluar njohja e saj me një djalë në Facebook ndërsa dihet se lidhja 2-mujore që pati me 24 vjeçarin ka përfunduar.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj.

Miqtë e Artemis thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Momenti i fundit kur është parë 19-vjeçarja: