Vijojnë auditimet dhe procedimet e KLSH-së për investime në rrugë dhe në disa bashki

Vijojnë auditimet dhe procedimet e KLSH-së për investime në

Problematikat në ndërtim apo ndërhyrjet e kryera në rrugët e veriut kanë bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të zbarkojë në terren për të verifikuar punimet.

Burimet bëjnë të ditur se janë konstatuar punime të dobëta. Si pasojë e këtyre shkeljeve burimet kanë bërë të ditur se është nisur kallëzimi penal në drejtim të kompanive ndërtuese, mirëmbajtëse apo atyre që duhet të mbikqyrin procesin. Megjithatë rrugët nuk janë i vetmi sektor ku KLSH po kryen aktualisht auditime dhe verifikime.

Auditime mësohet të jenë kryer dhe në disa nga bashkitë kryesore të vendit. Problematikat më të rënda janë konstatuar në Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës dhe në atë të Fierit rezulton të ketyë pasur shkelje, ndërsa mësohet se në të dy institucionet e pushtetit kanë nisur kallëzimet për disa zyrtarë.

KLSH ka përfudnuar dhe hetimet në bashkinë e Kurbinit, ndërkohë që ka nisur auditimi në Lushnje dhe Kamëz.

Mësohet se dhe në bashkinë Dibër vazhdon auditimi i nisur më parë nga KLSH nga ku do të mësohet nëse ka pasur apo jo shkelje dhe procedime penale për zyrarët apo punonjësit që janë pjesë e këtij institucioni.

EMISIONET