Noka: Vettingu nga juristë fabrikash këpucësh e peshku

Noka: Vettingu nga juristë fabrikash këpucësh e peshku

Përplasjet në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora kanë vijuar mes ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe juristes Eneida Bozheku.

Noka u shpreh se vettingun po e bëjnë juristë fabrikash këpucësh dhe peshku, deklaratë që nuk është pranuar nga Bozheku.

Pjesë nga diskutimi: 

Noka: E ka mbushur vettingun me juristë fabikash këpucësh dhe fabrikash peshku.

Bozheku: Po ju keni ngritur dorën për të votuar këta emrat?

Noka: Jo pra jo. Këta që u futën në këtë mënyrë, këta po bëjnë vettingun.

Bozheku: Ju nuk kishit mundësi me lsitat tuaja? Apo opozita nuk kishte lista, kandidatë të denjë për të  propozuar?

Noka: Jo, jo, jo.

Bozheku: Çfarë kërkoni kur nuk keni ofruar alternativë. Pse thoni vettingu është i kapur.


EMISIONET