Basha: Ekonomia në rënie, politika fiskale dështoi

Basha: Ekonomia në rënie, politika fiskale dështoi

Pasi lexoi gjithë investimet e huaja në të gjithë vendet e Ballkanit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Forumin e Lirisë Ekonomike se i vetmi vend ku nuk ka investime të huaja apo vendase, është Shqipëria. Basha tha se sistemi fiskal ka dështuar dhe ekonomia shqiptare është në rënie sipas të gjtiha raporteve

Lulzim Basha: "Nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj në 5 vite. Më tregoni një investim publik që ka bërë qeveria në këto 5 vite. Më tregoni 1km rrugë të re. Kemi taksën progresive, të ashtuquajtur progresive, që po i merr frymën ekonomisë, por nuk kemi asnjë rritje të ardhurash. Politika fiskale, që është një katastrofë totale dhe po bëhet akoma më rënduese për biznesin tani që planifikohet nisja e tvsh-së për biznesin e vogël. Nuk ka treg të lirë me 5 operatorë të fuqishëm në treg që bëjnë çdo aktivitet ekonomik të vendit" 

Për të zgjidhur këtë problematikë në ekonomi, Basha propozoi sërish të njëjtat politika me të cilat doli para shqiptarëve në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar

Lulzim Basha:"Çlirimi nga të gjitha shtrembërimet e krijuara nga ndërhyrja qeveritare fillon nga ndalimi i krijimit të monopoleve nga shteti me ligj. Aty ku punohet, aty ku derdhet djersë, aty ku krijohet, aty ku krijon vende pune, aty ku lëviz kapitali, taksidari duhet të ndalohet me ligj. Sistemi ynë fiskal është sistem i drejtë. Taksa e sheshtë: kush punon më shumë, fiton më shumë. Duhet t'i rikthehemi investimeve në infrastrukturë që përmirësojnë rrjetin e transportit, teknologjinë e informacionit, ulin kostot e të bërit biznes."

Fundin e fjalës së tij, Basha e shfrytëzoi duke i qëndruar premtimit të bërë kur u zgjodh përpara 5 viteve si kryetar i partisë demokratike, sipas të cilit, kjo parti do të clirohet nga sjelljet autokratike dhe do të hapet për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë

Lulzim Basha: "Do ta nis duke dhënë shembullin e vet, duke modernizuar plotësisht funksionimin e saj, duke zhdukur plotësisht çdo pengesë autokratike të vërtetë apo të perceptuar, duke i dhënë mundësinë çdo demokrati dhe çdokujt tjetër që beson në parimet e lirisë, demokracisë dhe standarteve europiane, të ketë mundësi të konkurojë, të marrë  përgjegjësi dhe të përfaqësojë agjendën tonë emancipuese europiane të lirisë ekonomike dhe lirisë politike para shqiptarëve, duke nisur me zgjedhjet e ardhshme politike

Në forum morën pjesë dhe kreu i dhomës tregtare të ekonomisë, Mark Crawford dhe përfaqësues të Konrad Adenauer


EMISIONET