Pas vizitës disa orëshe në Prishtinë, I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, së bashku me delegacionin amerikan që e shoqëronte, ka mbërritur tashmë në Beograd.

Për të prirut delegacionin amerikan, në aeroport ka dalë kryeministrja serbe, Ana Bernabic dhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raportojnë mediet serbe.

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka quajtur vizitën e tij të sotme në Kosovë si provë e përkushtimit amerikan për marrëveshjen e nënshkruar në Washington më 4 shtator, ndërsa shtoi se nga kjo marrëveshje fitojnë ekonomikisht të dyja vendet.