Videomonitorim në qendrat e votimit/ KQZ i përgjigjet PD: Po vlerësojmë kostot financiare

KQZ i është përtgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike në Lidhje me përdorimin e kamerave monitoruese në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave.

Përmes një letre dërguar PD-së, KQZ i jep detaje në lidhje me mënyrën se si do të funksionojnë gjërat.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Gazment Bardhi në shkresën dërguar kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, theksonte se sistemi i monitorimit është një pikë e rënë dakord në marrëveshjen politike të 5 qershorit si dhe e miratuar në kodin zgjedhor në 23 korrik e më konkretisht në pikën 2 të nenit 22.

PD dhe opozita e bashkuar kërkon që të marrë të gjitha masat për instalimin dhe përdorimin e sistemit në qendrat e monitorimit në zgjedhjet e 25 prillit duke miratuar aktin normativ që e mundëson këtë si dhe duke parashikuar fondet e nevojshme.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit gazment bardhi Aktualitet kqz zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet ne PD

EMISIONET